Gjermani, tkurret ekonomia

15/02/2012 00:00

Raportet se ekonomia gjermane është tkurrur me 0.2% tre muajt e fundit
të vitit të kaluar tregojnë se në ndryshim nga sa mund të mendohej edhe
motorri i Europës nuk është i imunizuar nga problemet e Eurozonës.

Eksportet gjermane kanë pësuar rënie ndërsa kriza e borxhit ka goditur fqinjët europiane dhe kërkesat e tyre për mallrat e këtij vendi. Edhe me te keqija jane lajmet per Hollanden, ekonomia e se ciles preku recesionin pas kontraktimeve te thella me 0.7% krahasuar me tre mujorin e meparshem.

Surpriza kete radhe vjen nga Franca, qe pati rritje ne fund te 2011-tes me 0.2%. Ekonomia franceze ka marre sipas eksperteve nje shtyse te forte nga rritja e shendetshme e eksporteve dhe investimeve te biznesit, zhvillim, ky qe i shton pike shefit te Elizese Nikolas Sarkozi, i cili perballet me zgjedhje ne muajin prill, nese do te vendose te garoje serish per president. Kriza e borxhit ne Europe i ka shtyre tashme drejt recesionit Greqine, Portugaline dhe Belgjiken, me rrudhjen e ekonomive perkatese per dy tremujore rresht.
Ekspertet mendojne megjithate se Gjermania do ta shmange nje skenar te tille dhe se shifrat e fundit te rritjes ne kete vend, mund te kishin qene edhe me te zymta se kaq.

“Eshte me mire se ajo se ciles ne i druheshim kur pame se shitjet me pakice dhe prodhimi industrial moren per keq ne muajin dhjetor. renia i detyrohet krizes se euros dhe kjo eshte e qarte. shkaku i saj eshte humbja dramatike e besimit mes kompanive dhe konsumatoreve”, tha Christian Schulz, ekonomist, Banka Berenberg.

Sa per shifrat franceze, ato kapercyen pirtshmerite, nje zhvillim ky mjaft pozitiv duke pasur parasysh sesa u minuta besimi ne vend kur humbi rating-un e tre A-ve pas zhvleresimit nga Standard and Poor’s. Agjensia e vleresimit te riskut fajesoi asokohe per kete vendim krizen borxhit ne Europe dhe deshtimin e lidereve europiane per te zgjidhur problemet e rajonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA