Talebanët: Bisedime vetëm me Amerikën

14/02/2012 16:00

Talebanët hodhën poshtë zërat për mbajtjen e bisedimeve të paqes me qeverinë e presidentit Hamid Karzai, duke e quajtur këtë qeveri si “qeveri kukull, bisedimet me të cilën nuk do të sillnin asnjë përfitim”.

Përfaqësues të talebanëve u takuan me zyrtarët amerikanë të angazhuar në negociimin për bisedime paqeje mes militantëve dhe qeverisë së Karzait.

CNN thotë se zëdhënësi i talebanëve, Zabiullah Mujahid refuzoi këto bisedime duke shtuar më tej se nuk ka patur asnjë ftesë nga qeveria e Karzait për nisjen e bisedimeve në Arabinë Saudite.

“Ne nuk na ka mbërritur asnjë ftesë për bisedime me administratën e Karzait në Arabinë Saudite, por edhe sikur të na mbërrijë një ftesë e tillë ne nuk do ta pranojmë atë sepse qeveria e Karzait është një qeveri kukull dhe nuk ka autoritetin e e duhur. Për rrjedhojë bisedimet me të nuk do të ishin të frytshme në zgjidhjen e situatës”, ka deklaruar zëdhënësi i talebanëve në një përgjigje nëpërmjet postës elektronike për CNN.

Talebanët kërkojnë bisedime të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara, pasi sipas tyre është Uashingtoni ai që merr vendimet kryesore dhe të rëndësishme për Afganistanin.

“E gjithë bota e di se kush ka fuqinë për të marrë vendime të rëndësishme përsa i përket të ardhmes së Afganistanit dhe këtë autoritet e ka kundërshtari i talebanëve, që është Amerika. Përfaqësues të Emirateve Islamike të Afganistanit kanë patur disa takime të frutshme me një delegacion amerikan në Katar dhe mendoj se në këtë drejtim duhet të vazhdohet”, citohet më tej nga CNN zëdhënësi Mujahid. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA