Sulmet, Netanjahu akuzon Iranin

14/02/2012 03:12

Kryeministri Benjamin Netanjahu akuzoi Iranin për sulmet me bomba që vunë në shenjestër stafin e ambasadave izraelite ne Indi dhe Gjeorgji.

Shpërthimi në Delhi plagosi 4 persona. Sic raporton televizioni lokal nje motociklist vendosi një bombë në makinën e ambasades kur ndaloi në trafik.

Ndersa në Tbilisi, bomba u gjet poshtë makinës së një diplomati, dhe u caktivizua, perpara se te shperthen.Gjatë një takimi me deputetet e partisë së tij LIKUD, Netanjahu tha se përvec Iranit në këto përpjekje është përfshirë edhe Levizja Islamiste “Hezbollah”.

“Elementët pas këtyre sulmeve janë Irani dhe Hezbollahu. Ne dëshmuam sot dy përpjekje për sulme në shënjestër të të cilave ishin civilë të pafajshëm. Irani, që qëndron pas këtyre sulmeve është eksportuesi më i madh i terrorit në botë”, u shpreh Netanjahu.

Netanjahu fajesoi Iranin edhe per dy sulmet e mbetur në tentative kunder objektivave izraelitë në Tajlandë dhe Azerbajxhan. Ndersa ministri i Jashtëm, Avigdor Lieberman tha se Izraeli është i aftë për të mposhtuar të gjitha ata që kryejnë sulme kundër tij. Pas shperthimit ne Delhi televizioni indian shfaqi pamje te nje makine ne flake, prane ambasades izraelite qe ndodhet shume prane rezidences se kryeministrit indian Manmohan Sing.

“Dëgjuam një shpërthim në afërsi të pikës së karburantit, fill pas tij ne vrapuam drejt vendit. Shpërthimi ndodhi rreth orës 3.15 minuta. Kur mbërritem atje, e pame makinën në flake”, tha Ravi Singh, dëshimtar.

Izraeli ka shtuar masat e sigurise në përfaqësite e tij diplomatike pasi Irani akuzoi Izraelin për atentate ndaj shkencetarëve që merren me cështjen bërthamore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA