Propozimi i Obamës, republikanët e kundërshtojnë

14/02/2012 00:00

Republikanët e kundërshtuan propozimin e presidentit Barak Obama për
buxhetin fiskal të vitit 2013, me pretendimet se redukton përgjegjesitë
mbi shkurtimet e nevojitura për tkurrjen e defiçitit 15 trilionë
dollarësh.

Duke deklaruar se po kerkonte nje ekonomi e cila ndertohet per te zgjatur, Obama shpalosi planin e tij te buxhetit, qe shpenzon me shume per rruge, ndihme per studentet, energjine e riperteritshme dhe stimuj per industrine vendase te perpunimit, ndersa rrit taksat mbi milioneret dhe industrine e naftes dhe gazit. Buxheti 3,8 trilione dollaresh, me i madhi ne historine e Shteteve te Bashkuara, pasqyroi mesazhin ekonomik populist qe presidenti demokrat vazhdon te percjelle prej muajsh tashme. Duke sfiduar kerkesen republikane per tkurrjen e shpenzimeve federale, Shefi i Shtepise perqafon teorine e ekonomise liberale, sipas te cilës, nje raund i ri shpenzimesh qeveritare do te stimulonte rimekembjen ekonomike te vendit.

“Buxheti qe ne po prezantojme eshte reflektim i pergjegjesive te perbashketa. Ai tregon se po te jemi serioz ne investimin tek e ardhmja jone, investimin ne kolegjet e komunitetit dhe teknologjine e energjise se re, do te na duhet te paguajme. Dhe kjo do te thote te besh disa zgjedhje”, tha Obama.

Demokratet ne kongres e shohin buxhetin si balancë mes taksave të mëdha për amerikanët e pasur dhe shkurtimit pragmatik të shpenzimeve. por republikanet e kritikuan menjehere duke e cilesuar nje dokument politik në kete vit zgjedhor dhe Obamen vete e akuzuan se se kerkon te promovoje pjesën popullore të buxhetit të tij, për të cilën thonë se presidenti e di që nuk do të miratohet kurrë në Dhomën e Përfaqësuesve të kontrolluar prej tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA