Priftërinjtë, vrasës me pagesë për t’u “vetvrarë”

14/02/2012 21:10

Dy priftërinj kolumbianë që u gjetën të vdekur në kryeqytetin Bogota, një vit më parë, paguan vrasës me pagesë, në atë që mund të konsiderohet si një prej “vetvrasjeve” më të çuditshme ndonjëherë.

Të dy shërbëtorët e kishës katolike nënshkruan një pakt vetvrasës, pasi njëri prej tyre u diagnostikua me HIV-Aids.

Dyshohet se ata ishin të përfshirë në një marrëdhënie homoseksuale. Duke qenë se besimi i tyre i ndalonte që të kryenin vetvrasje, ata vendosën të paguanin dikë për t’i vrarë.

Megjithatë, të afërmit e tyre vazhdojnë të këmbëngulin se 37-vjeçari at Piffano dhe 35-vjeçari at Reatiga, mbetën viktimë e një grabitje të armatosur në Bogota.

Autoritetet kanë nisur nga ana e tyre një proces ndaj dy të dyshuarve si vrasësit me pagesë, pasi u provua që ata kishin shkëmbyer telefonata me të dy priftërinjtë. Besohet se secili prej tyre u pagua 8 500 dollarë për vrasjen.

Vetvrasja, ashtu si dhe homoseksualizmi, janë rreptësisht të ndaluara në kishën katolike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA