Përshkallëzohet dhuna në Siri

14/02/2012 00:00

Ndërsa diplomatët në Kombet e Bashkuara dënojnë ashpër Sirinë, dhuna në terren vazhdon dhe sirianët tashmë po mendojnë cilat do të jenë pasojat e kësaj lufte.

Sipas agjencive të lajmeve pjesa më e madhe e popullit beson se vendi po i drejtohet dhe gjendet në një luftë të ashpër civile, pasojat e së cilës do të jenë të rënda.

Një ditë më parë shefja e të Drejtave të Njeriut në OKB, Navi Pillay dënoi dhunën e autoriteteve siriane, qendrim ky që u kundërshtua nga ambasadori sirian në OKB, i cili tha se po zhvillohet një fushatë e paprecedentë politike dhe mediatike për të nxitur opozitën siriane drejt akteve të dhunës.

Ndërsa diskutimet vazhdojnë, qytetet siriane janë ende nën shënjestrën e predhave të artilerisë së rëndë  që shkaktojnë dhjetra viktima cdo ditë. Sipas aktivistëve sirianë, ushtarët e presidentit Assad kanë nisur të trokasin në cdo derë duke arrestuar njerëz. Tanket po hyjnë nëpër qytete dhe masakra vazhdon.

Vetëm javën e fundit në Siri u vranë rreth 700 persona, ndërsa mbi 7 mijë besohet se kanë humbur jetën që nga nisja e protestave anti-qeveritare vitin e kaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA