A do të ishe ndryshe po të ishe rritur në një vend tjetër? Çfarë thotë shkenca?
Shën Valentini është festa për të cilën shkruhen më shumë kartolina në botë, duke përjashtuar këtu Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkëmbehen 1 miliardë fraza dashurie çdo 14 shkurt dhe kjo dashuri është e drejtuar jo vetëm tek partnerët, por tek të gjithë: mësues, fëmijë, prindër dhe kafshë.
Ja një listë me kuriozitete mbi Shën Valentinin:
Sipas një sondazhi të vitit të kaluar në Itali nga Coldiretti, 48% e të dashuruarve dhurojnë në 14 shkurt lule, që janë dhurata e preferuar. Më pas ndjekin çokollatat (25%), veshjet (15%), parfumet dhe bizhutë (12%). Janë rreth 20 milionë lule që blihen me një vlerë prej 75 milionë eurosh nga italianët.
Sipas një sondazhi të ‘Reuters’ të vitit 2010, 1/5 e 24 mijë personave të intervistuar preferonin ta kalonin Shën Valentinin me… qenin e tyre. Në këtë sondazh del se rreth 50% e turqve 14 shkurtin e kalon në shtëpi me kafshën shtëpiake duke zënë vendin e parë si populli që e “urren” më shumë këtë festë. Ana tjetër e medaljes janë francezët: vetëm 10% e tyre preferon qenin në vend të partneres.
Arsyet se pse trëndafilat e kuq janë simboli i Shën Valentinit janë dy. E para: e kuqja është ngjyra e pasionit; e dyta: San Valentino i dha një trëndafil të kuq një çifti që po debatonte duke shuar sherrin.
Top Channel