Kriza e borxhit, në qendër të takimit Kinë-BE

14/02/2012 00:00

Kriza europiane e borxhit do të përbëjë boshtin e takimit mes Kinës dhe liderëve të Bashkimit Europianë në Pekin.

Kryeministri Wen Jiabao takohet me presidentin e BE-se, Herman Van Rompoy dhe kreun e Komisionit Europian Barroso dhe diskutimet eshte e qarte ku do te mbeshteten, duke pasur parasysh se udheheqesit europiane duan qe Kina te investoje ne fondin e dorezanise per te ndihmuar kombet e gjunjezuara nga borxhi.

Wen me heret ka lene te kuptohet se Pekini po e merr ne konsiderate nje mundesi te tille. Por blloku europian, sipas zyrtareve kineze, duhet te vazhdoje reformat strukturore ne menyre qe t`i jape nje mesazh te qarte komunitetit nderkombetar.

“Vendet me borxhe te medha duhet te adoptojne politika te duhura fiskale ne perputhje me situaten e tyre te brendeshme. Komuniteti nderkombetar nga ana tjeter duhet te vazhdoje te mbeshtese ne menyre aktive perpjekjet e BE-se per t`i bere balle krizes”, tha Liu Weimin, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze.

Qendrimin e Kines ne keto bisedime e percjell ndoshta me qarte se cdo gje tjeter nje analize e publikuar nga “Gazeta e Popullit”, ku thuhet se Pekini nuk ka as ambicje e as kapacitet per te blere apo per te kontrolluar europen, sic thone disa media europiane.

Kina e ka mbeshtetur gjithmone euron dhe Bashkimin Europian e kjo eshte e gjitha. Vete zyrtaret e BE-se, ne nje dekarate te leshuar perpara takimit kembengulen te theksojne ekzistencen e interesave te perbashketa si perfitimet reciproke qe do te kishin ekonomite e popujt e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA