Prokuroria Italiane do të apelojë kundër lirimit të amerikanes Amanda Knox dhe Raffaelle Sollecito, të shpallur të pafajshëm në fund të 2011-s për vrasjen e një studente britanike, pasi vuajtën katër vjet burg.
Amerikania 24-vjeçare dhe i dashuri i saj italian u dënuan mbi bazën e provave të dyshimta për krimin e ndodhur në qytetin e Peruxhias në fillim të 2007-s, por në mundësinë e fundit të apelit të dënimit të tyre, gjykata konsideroi se disa prej provave që kishin çuar në dënim nuk ishin krejt bindëse.
Një juri prej tetë personash vendosi të lironte Knox dhe Sollecito, pas dyshimeve që ngriti mbrojtja për mënyrën se si ishin grumbulluar provat e gjenetike.
Megjithatë, është ende e paqartë se çfarë provash të reja ka në dorë drejtësia italiane, për të kërkuar rihapjen e procesit.
Pas lirimit, Knox ka vendosur të hedhë në gjyq shtetin italian, duke kërkuar dëmshpërblim për dënimin e padrejtë dhe dëmshpërblim për dëme psikologjike, pasi ndërsa vuante dënimin, asaj iu tha gabimisht se ishte HIV-pozitiv nga testet që kishte bërë në burg.
21-vjeçarja Kercher, një studente ndërkombëtare nga Londra, u gjet e vdekur me fytin e prerë në dhomën e banesës së saj në Peruxhia, ndërsa Knox ishte njeriu i fundit që ishte parë të dilte nga dhoma.
Top Channel