I ftohti, fluks kërkesash për veshje kineze

14/02/2012 00:00

Sipërmarrjet në lindje të Kinës kanë patur një fluks të madh porosish
për veshje dimërore nga Europa e goditur prej një moti të acartë. Në
fabriken e veshmbathjeve në Yon-gia, punohet me orë të zgjatura për të
prodhuar pallto e xhaketa që dërgohen në kontinentin e vjetër.

Drejtuesit e fabrikes rrefejne se po perpiqen ta pershpejtojne prodhimin ne valen e rritjes se ndjeshme te kerkeses per produkte dimri. “Nje numer i madh importuesish europiane, – rrefejne ata,- kane telefonuar e kerkojne pallto me urgjence, duke u shprehur te gatshem te shtojne edhe pagesen”. Nje tjeter kompani ne qytetin Shaoksing, u beri thirrje punonjesve te saj qe ende jane me pushime per shkak te festivalit te pranveres te kthehen urgjentisht ne pune. Kjo kompani prodhon jorgane me pupla dhe i eksporton me se shumti ne Itali e France.

“U kemi kerkuar punetoreve te kthehen sa me pare ne pune ne menyre qe te perfundojme porosite ne kohe. Gjate tre diteve te para pas kthimit nga festat, kemi marre 30 porosi, dhjete here me shume sesa ne dite te zakonshme”, thotë Mao Fengëei, menaxher.

Nje fabrike sobash ne Xhiangsu ka marre dhe ajo porosi te konsiderueshme nga Europa, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja dhe thote se linja e prodhimit funksionon me kapacitet te plote. Por per te permbushur kerkesat e shumta, punonjesve serish u duhet te qendrojne jashte orarit ndersa kompanite jane duke pajtuar edhe punetore te tjere.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA