Europa Lindore “nën darën” e acarit

14/02/2012 00:00

Europa Lindore vazhdon të mbetet nën darën e të ftohtit, ndërsa nga Ukraina vijnë parashikime që më e keqja tashmë ka kaluar.

Në Ballkan, Serbia dhe Bosnja janë ndër vendet me të prekura nga moti i keq, me reshje dëbore të dendura dhe probleme në qarkullim. Mësohet se autoritetet serbe kanë ndërprerë energjinë elektrike për sektorë të dorës së dytë të industrisë. Me dhjetra fshatra janë të izoluar në Bosnje për shkak të bllokimit të rrugëve.

Temperatura deri në minus 36 gradë celcius janë regjistruar në Republikën Ceke, autoritetet e së cilës duket se e kanë përballuar mjaft mirë acarin, pavarësisht numrit të lartë të viktimave që ka arritur në 24.

Europa Lindore u godit nga i ftohti siberian dhe janë pikërisht vendet e Ballkanit Perëndimor kur dëbora ka rënë me dendësisht.

Lajme të mira mbërrijnë nga meterologoët të cilët parashikojnë rritje të temperaturave, por mbi të gjitha pakësim dhe ndërprerje të rëshjeve të dëborës në shumë zona shenja që tregojnë se motit të keq po i vjen fundi.

Në Ukrainë janë parashikuar temperatura pozitive në ditët në vijim. Vendi është më i prekuri nga acari duke regjistruar mbi 150 viktima nga të ftohtët, kryesisht të pastrehë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA