
Opozita venezueljane i lëshon Hugo Chavez-it një sfidë të re me
nxjerrjen e një kandidati të vetëm për zgjedhjet e ardhshme
presidenciale.
39-vjeçari Henrique Capriles Radonski shënoi një fitore dërrmuese në zgjedhjet paraprake, te mbajtura pas marrëveshjes mes grupimesh të ndryshme kundërshtare të Chavez, tashmë në pushtet prej 13 vjetësh. Opozita e kremtoi si nje triumf te madh pjesemarrjen masive në votime: 2.9 milione venezueljane dolen te hidhnin voten e tyre, duke formuar radhe te gjate ne kryeqytetin Varacas, edhe pse qeveria kishte bere c`kish mundur per te minimizuar rendesine e procesit. Zgjedhjet presidenciale do te mbahen ne 7 tetor, dhe capriles do te jete kundershtari i vetem perballe Hugo Chavez-it.
39-vjeçari festoi triumfin e tij bashke me 4 kundershtaret e tij ne zgjedhjet paraprake, dicka e re kjo per opoziten e fragmentuar te vendit. Ishte hera e pare qe mbaheshin te tilla zgjedhje ne Venezuele. Capriles siguroi 62% te votave, me shume se dyfishin e rivalit me te afert, Pablo Perez.
Te dy keta eksponente te rendesishem te opozites venezueljane drejtojne provinca te medhate vendit: capriles eshte guvernator i Miranda-s dhe Perez i Zulias.Te bashkuar ne fitore deri ne muajin tetor, ka qene deklarata e 39-vjecarit pas shpalljes se rezultatit. Sipas sondazheve me te fundit megjithate, Chavez vazhdon te paraqitet si favoriti kryesor per postin e presidentit.
Top Channel