Vdes lideri i lartë i talebanëve

13/02/2012 15:20

Një prej drejtuesve më të lartë të talebanëve afganë, Mullah Obaidullah, u konfirmua i vdekur pas dy vitesh pa informacione rreth tij.

Lajmi e bënë të ditur vetë talebanët ditën e hënë. Ai u arrestua në vitin 2007 dhe mbahet në një burg pakistanez, por Islamabadi zyrtar u detyrua të pranonte se ai nuk jeton më që prej vitit 2010, pasi talebanët vendosën lirimin e tij si një kush kryesor për nënshkrimin e një marrëveshje paqe me qeverinë e Karzait.

Zyrtarisht, ai pësoi një infarkt ndërsa mbahej i burgosur në Karaçi, por rrethanat e vdekjes janë të paqarta.

Në një komunikatë të publikuar në faqen e tyre zyrtare të internetit, talebanët kërkonin një hetim të menjëhershëm dhe një shpjegim të hollësishëm nga autoritetet pakistaneze, pasi pretendohet se ekzistojnë prova të qarta që ai të jetë vendosur nën torturë.

Obaidullah shërbeu si Ministër i Mbrojtjes në qeverinë ekstremiste përpara ndërhyrjes amerikane të vitit 2001, ndërsa pas pushtimit, organizoi trupat ushtarake dhe u shndërrua në një prej udhëheqësve të luftës fetare kundër perëndimit.

Ai konsiderohet gjerësisht si një prej liderve më të rëndësishëm të talebanëve dhe krahu i djathtë i liderit suprem, Mullah Omarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA