Të ngrënit e tepërt dyfishon rrezikun e humbjes së kujtesës tek personat e moshuar. Sipas një studimi, ata persona të thyer në moshë që konsumojnë 2100 kalori në ditë ka më shumë rrezik të preken nga skleroza se sa ata që konsumojnë më pak.
Shkencëtarët amerikanë vëzhguan 1200 persona të moshës 70-89 vjeç e më pas i bënë një test kujtese. Ata panë se 163 prej tyre zhvilluan probleme mendore dhe të prekur ishin ata që hanin më shumë.
“Vumë re që sa më shumë kalori të konsumohen gjatë ditës, aq më shumë rritet rreziku i sklerozës. Të hash më pak është një mënyrë e thjeshtë për të mbajtur një mendje të shëndetshme me kalimin e viteve”, shprehet Dr. Yonas Geda, nga Universiteti i Arizonës.
Një studim tjetër i para dy viteve tregoi se personat që merren me aktivitet fizik të rregullt kanë më pak mundësi të preken nga humbja e kujtesës.
Top Channel