SHBA bisedime me Korenë e Veriut
13/02/2012 19:25
Shtetet e Bashkuara dhe Korea e Veriut do të ulen në një tryezë më 23 shkurt ku do të diskutohet për programin bërthamor të Penianit.
Lajmi njoftohet nga Departamenti i Shtetit ku thuhet se i dërguari i posacëm i Uashingtonit për Korenë e Veriut, Glyn Davies do të takohet me Zv/ministrin e Parë të Jashtëm të Penianit, Kim Kye Guan në Pekin.
Në këto bisedime, Uashingtoni synon rinisjen e asistencës për carmatosjen bërthamore të Koresë së Veriut. Tryeza është e para që pas vdekjes së liderit koreano-verior, Kim Jong-il në dhjetorin e kaluar.
Top Channel