Okuma, qyteti fantazëm në Japoni

13/02/2012 00:00

Thuajse një vit nga tërmeti dhe tsunami vdekjeprurës në Japoni, me mijëra janë njerëzit që ende jetojnë larg shtëpive të tyre, pasi frika e rrezatimit nga centrali bërthamor i Fukushimës mbetet ende e madhe.

Rrezatimi, pavarësisht se i padukshëm, mban të boshatisur qytetin e Okumës ku shtëpitë janë të paprekura nga tërmeti dhe tsunami. Me turned he kufizime të rrepta banorët e Okumës vizitojnë banesat e tyre për të marrë ndonjë sende që u duhet nëpër qendrat e strehimit ku jetojnë për mëse 1 vit. Ka nga ata që këtë kohë të kufizuar ia dedikojnë paraardhësve të tyre në varrezat e qytetit, të cilat nuk mund të vizitohen shpesh si më parë.

Mijëra të shpërngulur nga zona e Okumës thonë se jetesa larg shtëpisë është tejet e vështirë, por askush nuk ndërmend që të rrezikojë dhe të kthehet mbrapsht pa qenë të sigurt se nuk ka asnjë rrezik rrezatimi. Autoritetet vendase nuk japin një datë të sigurt se kur do të kthehen nëpër shtëpitë e tyre këta njerëz, por premtojnë se kjo do të realizohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Top Channel