Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, lajmëroi për planin e tij të rritjes së taksave për të pasurit, ndërsa prezantoi projektin e financiar e tatimor për mandatin e ardhshëm.
Sipas ekspertëve, Obamës synon të fitojë nëpërmjet kësaj lëvizje një përkrahje më të gjerë nga klasat e mesme dhe të varfëra, duke iu kundërvënë kandidatëve republikanë, që kanë kritikuar presidentin për mbështetjen e milionerëve në një periudhë krize.
Në total, presidenti synon të grumbullojë 1,5 trilion dollarë më shumë nga taksat gjatë mandatit të tij të dytë, kryesisht duke mos zgjatur subvencionet dhe uljet e përkohshme të taksave në fuqi që nga administrata Bush.
Plani i Obamës do të rrisë taksat për të pasurit deri në 30% të fitimit të tyre, ndërsa përfshin edhe disa nisma të qartë për të stimuluar punësimin.
Megjithatë, projekti është vetëm teorik, pasi më parë ai duhet të miratohet nga Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi.
Nga ana e tyre, republikanët kanë kritikuar vizionin e Obamës, duke e konsideruar atë si të parealizueshëm.
Ndonëse ata gjithashtu kanë premtuar investime për të stimuluar punësimin, rritja e taksave mbi fitimin për ata që fitojnë një milion dollarë, përfshi kompanitë e mëdha, nuk shihet si mënyra e duhur, pasi do të dëmtojë rritjen ekonomike dhe reduktojë fondet për investime.
Republikanët parashikojnë një ndryshim të mënyrës së shpërndarjes së taksave aktuale, duke kritikuar administratën Obama për keqmanaxhim, ndërsa theksojnë se plani i ri i presidentit do të rrisë çmimin e karburanteve, gazit dhe disa produkteve të tjera të domosdoshme.
Top Channel