Theu masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ dhe kreu disa vjedhje, pranga të riut në Tiranë Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike,
kryeministri Sali Berisha tregoi për masat që po merren për përballimin e
situatës së vështirë nga moti i keq.
Kryeministri sugjeroi që një nga punët e para që duhet bërë do të jetë pastrimi i cative të shtëpive nga dëbora, për shkak se në disa zona catitë janë shkatërruar.
“Trashësitë e borës janë të mëdha dhe për definicion, potenciali i ortekëve është i madh. Por përveç ortekëve, një rrezik tjetër serioz në zonat me mbi 1 metër dëborë, janë çatitë, shembja e të cilave nga dëbora krijon fatkeqësi të vërtetë për ato familje. Ndaj edhe në emër të qeverisë, duke u shprehur solidaritetin më të madh banorëve të zonave me reshje të mëdha dëbore, u bëj gjithashtu thirrje qeverive vendore, që, në mënyrë të programuar, të bëjnë gjithçka për të parandaluar çdo kërcënim e humbje jete të qytetarëve në komunitetet e tyre, duke shmangur rreziqet më eminente, siç është dhe shembja e çative nga sasia e madhe e dëborës. Sigurisht, nuk po them asgjë të re për banorët e këtyre zonave, por po e theksoj këtë sepse ka jo pak familje të cilat vetë nuk kanë mundësi të kryejnë shërbimet e duhura në këto rrethana. Ndaj është në tagrin, në dinjitetin, nderin, detyrën e qeverive vendore, e kryepleqve, të organizojnë punën, në mënyrë që në këtë situatë të mos kemi familje në kërcënim”, tha Berisha.
Top Channel