
Dy terminalet kryesorë 1 dhe 2 të aeroportit të Shipolit në Amsterdam u evakuan sot pas një kërcënimi për bombë.
Policia ka nisur hetimin mbi episodin qe nuk ka prekur sidoqofte fluturimet ne kete aeroport, nje nga me te ngarkuarit ne Europe. Disa raporte lene te kuptohet se evakuimin e nxiten pretendimet e nje burri se ne njerin prej tualeteve, kishte nje bombe. Te tilla deklarata merren mjaft seriozisht, sidomos qe prej 25 dhjetorit 2009, kur nje student nigerian u perpoq te kalonte eksplozive pikerisht ne nje avion qe nisej nga Shipoli e kishte per destinacin Detroitin, ne Shtetet e Bashkuara.
I riu kishte mberritur ne Amsterdam nga Lagos-i. Ai u deklarua fajtor per tentativen e hedhjes ne ere te avionit te Northwest Airlines, ne bordin e te cilit ndodhej dhe vete. Nigeriani, qe eshte ende ne proces gjyqesor, rrezikon denimin me burgim te perjetshem.
Top Channel