Avionë ushtarakë turq bombarduan një bazë të dyshuar të rebelëve kurdë në veri të Irakut, konfirmuan burimet ushtarake vendase.
Avionët lëshuan bomba gjithashtu mbi disa shpella ku dyshohej se fshiheshin militantë dhe në disa sipërfaqe të tjera midis kranihës së Zapit dhe Hakurtkut, konfirmohej një komunikatë të Ministrisë.
Megjithatë, nuk jepej asnjë e dhënë e mëtejshme për sulmin e ndodhur të shtunën.
Partia e Punëtorëve të Kurdistanit është në luftë që prej vitit 1984 me Ankaranë zyrtare, në një konflikt që i ka marrë jetën mijëra personave deri tani. Dega ushtarake e partisë ndërmerr sulme të vazhdueshme guerrile dhe terroriste në territorin e Turqisë.
Pas një periudhe relative paqeje, tensionet midis të dy palëve janë përshkallëzuar ndjeshëm së fundmi.
Top Channel