Liga Arabe është duke bërë thirrje për një mision të përbashkët Arabo-OKB, për t’i dhënë fund konfliktit 11-mujor në Siri.
Në një rezolutë parë nga BBC, por që ende nuk është publikuar zyrtarisht, misioni tërheq ekipin e tij të vëzhguesve, që u pezullua muajin e kaluar si pasojë e rritjes së dhunës.
Lidhja tha se është duke i dhënë fund të gjitha bashkëpunimeve diplomatike me Sirinë dhe po kërkon kontakte me opozitën.
Kjo lëvizje e Ligës vjen një javë pasi rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Sirinë, u kundërshtua nga Rusia dhe Kina.
Ndërkohë që bombardimet në qytetin e Homsit kanë vazhduar pas një përgjumje të shkurtër të shtunën në mbrëmje dhe të dielën në mëngjes, ndërsa aktivistët raportuan katër njerëz të vrarë.
Grupet e të Drejtave të Njeriut thonë se më shumë se 7,000 vetë kanë vdekur në gjithë Sirinë që nga muaji marsi. Ndërkohë qeveria thotë se të paktën 2.000 pjesëtarë të Forcave të Sigurisë janë vrarë duke luftuar “bandat e armatosura dhe terroristëve”.
Top Channel