Mashkulli lind një fëmijë

12/02/2012 13:15

Një mashkull në Britaninë e Madhe u shndërrua në të parin në historinë e këtij vendi që lindi një fëmijë.

I lindur femër, ajo u shndërrua në mashkull pas një trajtimi hormonesh dhe një operacioni plastik.

Megjithatë, disa vite më pas, anonimi vendosi se dëshironte të kishte fëmijë dhe për këtë iu drejtua mjekëve, duke i kërkuar që t’i riaktivizonin mitrën, në mënyrë që të ishte në gjendje të lindte pas farëzimit artificial.

Pavarësisht ndërlikimeve dhe vështirësive, kura me hormone femërore funksionoi dhe mashkullit që mësohet se është në të 30-tat e tij iu mundësua mbartja e një fëmije.

Fëmija, që gëzon një shëndet normal, erdhi në jetë nëpërmjet një operacioni cesarian. Në total, britaniku është personi i tretë në histori që ia del mbanë të lindë një fëmijë si mashkull, pas një amerikani dhe një spanjolli më parë.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA