Japoni, rikthehet alarmi në Fukushima

12/02/2012 12:25

Është rikthyer alarmi në reaktorin bërthamor të Fukushimës në Japoni, me temperaturat që arritën një nivel të pazakontë mëngjesin e së dielës.

Siç konfirmohet nga mediat japoneze, për arsye ende të paqarta, pati një aktivizim të bërthamës ndonëse ajo është përfundimisht e ftohur dhe e qëndrueshme që prej dhjetorit.

Temperatura u rrit deri në 78 gradë celcius, niveli më i lartë në dy muaj dhe detyroi punonjësit që mbikqyrin situatën të injektonin një sasi të shtuar uji në reaktorë, për të mbajtur nën kontroll nxehtësinë.

Megjithatë, kompania që operon centralin e Fukushimës, “Tepco”, u shpreh se situata po administrohet qetësisht prej saj dhe se nuk ka vend për asnjë alarm.

Reaktorët provokuan një krizë serioze bërthamore në fillim të 2011-s, kur centrali u dëmtua rëndë nga dallgë deri 15 metra të larta, që u përplasën mbi strukturë pas një prej tërmeteve më të fuqishëm të regjistruar ndonjëherë, përgjegjës për vdekjen e më shumë se 15 mijë personave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA