Bin Laden një pro perëndimor

12/02/2012 21:50

Osama Bin Laden i kishte idetë e qarta për luftën e tij dhe të organizatës që drejtonte kundër perëndimit.

Në mesin e rekrutëve kishte plot të rinj e madje edhe të mitur, të brumosur që të vegjël me ndenjat pro-xhihadizmit. Por kur ishte fjala tek fëmijët dhe nipërit e tij, kreu i Al-Kaedes kishte të tjera pretendime.

Në fakt, sic rrëfen kunati i tij, ish-kreu i Al Kaedës i këshillonte fëmijët e vet t’i qëndronin larg luftës së shenjtë dhe të jetonin të qetë në perëndim, ku dhe të merrnin një shkollim të mire.

“Shkoni në Europë dhe në Amerikë, arsimohuni e jetoni atje”, u thoshte gjithmonë fëmijëve dhe nipërve, për të cilët nuk donte kurrsesi të ndiqnin rrugën e terrorizmit, rrëfen për “Sunday Times”, Zakaria al-Sadah, vëllai i bashkëshortes së pestë të Bin Ladenit, Amal.

Sa për sulmin e befasishëm të Navy Seals në kompleksin pakistanez ku ish-kryeterroristi saudit qëndronte i fshehur prej kohësh, Sadah thotë se mënyra si ai u krye dhe ekzekutimi i Bin Ladenit, i ka lënë të miturit të traumatizuar.

“Fëmijët nuk hanë mirë dhe kane 9 muaj që nuk e kanë parë dritën e diellit me sy”, thotë 24 vjecarim, që studion për gazetari.

Më rëndë është prekur, sipas tij, vajza 12 vjecare Safiyah, e cila mbajti në krahët e saj përgjatë sulmit të ëmën e plagosur në kokë.

Zyrtarët pakistaneze refuzojnë t’i lënë të lira tre nga gratë e Bin Ladenit dhe 9 prej fëmijëve të tij, të cilët mbahen të mbyllur në një kompleks të Islamabadit nën masa të rrepta sigurie.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA