Kryeministri, Sali Berisha shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Shkodër, Kukës Dibër, Korcë dhe Librazhd.
Kryeministri gjatë fjalës së tij në mbledhjen e qeverisë foli për gjendjen e vështirë që ka përfshirë vendin. Ai kërkoi nga ministrat përkatës marrjen e masave dhe përgatitjen për rëndimin e situatës.
“Gjysma e territorit të vendit e mbuluar me sasi të mëdha bore. Do bëjmë gjithçka për të shpëtuar jetët dhe pasuritë e qytetarëve. U bëj thirrje banorëve të shamangin në maksimumin e mundshëm udhëtimet, pasi ndihma jo në çdo moment mund të arrijë në kohën e duhur. Nuk ka asgjë për t’u përfshirë nga paniku, por duhet urtësi dhe maturi. Deri tani gjendja është përballuar me sukses”, tha Berisha.
Ndërsa Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani bëri një përmbledhje të situatës dhe masat që janë marrë për përballimin e saj.
“Kemi vënë në gadishëmri të plotë regjimentin e helikopterëvë. E kemi mbajtur nën kontroll situatën në shkolla në të gjithë vendin.
Janë mbajtur kontakte me sallën operative dhe Shtabin e Emergjencave Civile. Janë rreth 100 forca pune, që punojnë me tre turne për të dërguar ndihma në Veri dhe Jug-Lindje”, tha Nishani.
Ministrat Vasili, Ruli, Olldashi dhe Ksera bënë me dije masat që kanë marrë ministritë që ata drejtojnë dhe koordinimet mes tyre për stabilizimin e situatës. Ndërsa Minsitri i Arsimit, Tafaj bëri me dije që në katër qarqe të vendit janë mbyllur shkollat.
Më herët kryeminstri Berisha ishte në qytetin e Kukësit, ku ndoqi nga afër situatën e krijuar.
Bashkia e Tiranës, 100 mijë euro për zonat e bllokuara
Bashkia e Tiranës ofron 100 mijë euro për banorët e zonave të bllokuara nga reshjet e borës. Fondi prej 100 mijë eurosh i Bashkisë së Tiranës i jepet Shtabit të Emergjencave Civile.
Bashkia e Tiranës, gjithashtu ofron edhe kapacitete njerëzore për përballimin e situates në këto zona.
Top Channel