Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy njoftoi rritjen e TVSH-se me 3%
pjese e masave antikrizë, qe vendi duhet te marre per reduktimin e
defiçitit buxhetor. Ndryshimet vijne pikerisht ne kohën, kur qindra
minatore spanjolle mberriten ne Madrid per te protestuar ndaj shkurtimit
te subvencioneve.
Rajoy tha se taksa e shitjeve do te rritet me 21% e do te kete edhe nje ulje prej 3,5 miliarde eurosh ne buxhetet e autoritetit lokal. Masat merren ne kembim te dorezanise se Eurozones dhe zgjatjes se afatit per reduktimin e deficitit.
Nje dite me pare, ministrat e Financave te zones se monedhes se perbashket rane dakort t`i sigurojne bankave spanjolle ne veshtiresi kestin e pare prej 30 miliarde eurosh te ndihmes, deri ne fund te ketij muaji. Kryeministri spanjoll i tha parlamentit se iniciativa duhet implementuar pa vonese. Paketa e rritjes se taksave dhe tkurrjes se shpenzimeve duhet ta ule defiçitin me 65 miliarde euro brenda dy vitesh e gjysmë.
Teprimet e se shkuares po i paguajme tani, u shpreh Rajoy qe shtoi gjithashtu se spanjollet nuk jane perballur kurre ndonjehere me pare me nje recesion te tille. Niveli i papunesise ne Spanje este 24% dhe lideret europiane duan te shohin nje plan te besueshem per reduktimin e defiçitit buxhetor. Kesti i 30 miliarde eurove do te jete i pari i nje pakete ndihme prej 100 miliarde eurosh, per te cilen u ra dakort ne muajin qershor. Ministrat e Eurozones duhet te marrin edhe driten jeshile te parlamenteve perkatese, ne menyre qe kalimi i parave te behet brenda korrikut.
Top Channel