Holanda hap klinikën e parë të eutanazisë

11/02/2012 18:10

Do të hapet në mars, në Holandë, klinika e parë mjekësore e specializuar në “artin” e eutanazisë.

Lajmin e ka bërë të ditur filali holandez i shoqatës Right to Die, E Drejta për të Vdekur, sipas të cilit klinika do të ofrojë edhe shërbime shtëpiake.

Gjashtë grupe të lëvizshme, secili me nga një mjek dhe një infermier, do të shkojnë në shtëpinë e kujt dëshiron t’i japë fund ditëve të tij.

Por, shton burimi, personat që do të kërkojnë këtë shërbim duhet të plotësojnë kriteret e caktuara nga ligji holandez për asistencën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA