40 km me ski për të parë të afërmit
11/02/2012 18:30
Dëshironte të shihte me çdo kusht hallën dhe kushëririn që jetojnë në një fshat të vogël e të izoluar për shkak të dëborës dhe për të bërë këtë ka përshkuar mbi 40 kilometra me ski.
Ngjarja ka ndodhur në Mal të Zi. Milutin Nediç, nga qyteti i Nikshiçit, 60 km larg Podgoricës, e ka nisur fillimisht rrugën me makinë, por më pas rruga ishte e pakalueshme dhe e vazhdoi me ski.
Ai u nis në orën 9 të së enjtes dhe pas shumë orësh marshim ndaloi tek një i afërm për të pushuar dhe për t’u nisur ditën tjetër, duke përshkuar në total 40 kilometra.
Top Channel