Hetimet për vjedhjen e pikturave të Mios

10/02/2012 20:20

Inventari i veprave të Galerisë së Arteve në Korçë ka treguar se janë 27 pikturat e Vangjush Mios që rezultojnë të jenë vjedhur.

Mëngjesin e sotëm në Prokurorine e Korçës është depozituar nga drejtori i Galerise së Arteve figurative, Vladimir Topi, denoncimi për zhdukjen e 60 pikturave nga fondi i galerisë.

Kallëzimi penal është bërë ndaj ish-përgjegjësit të fondit, Sotiraq Xega, ndërsa grupi i hetimit ka nisur marrjen në pyetje të titullarit të galerisë, komisionit inventarizues, por edhe vetë ish-përgjegjësit.

Burime të tjera përmendin mes emrave të njohur pikturat e të cilëve mungojnë edhe Sali Shijakun, apo Foto Staron.

Ish-përgjegjësi i galerisë, në një bisedë informale tregon se prej 10 vjetësh asnjëherë nuk është bërë inventarizim fizik i pikturave.

Ngjarja e rëndë ka shokuar opinionin, por edhe vetë artistët e akoma më shumë ata që kanë qenë nxënësit e Vangjush Mios.

“Të gjithë artistët korçarë dhe jo vetëm e kanë pikë referimi Mion e madh. Kjo që ka ndodhur është e turpshme”, shprehet piktori Rruzhdi Goskova.

Krijimet e piktorit që jetoi në vitet 1891 deri në vitin 1957 kanë kaluar kufijtë e Shqipërisë dhe njihen botërisht në historinë e pikturës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA