Ndonëse ishte lajmëruar për të enjten paradite, seanca e parë që pritej
të zhvillohej me objekt “Pango kunder Top Channel”, është shtyre pas një
njoftimi të afishuar në ambientet e brendshme të Gjykatës së Lartë, ku
palët viheshin në dijeni se çështjet civile me relatore gjyqtaren Mirela
Fana do te shtyhen per ne nje date tjeter per shkak te mungeses se
kesaj te fundit.
Top Channel me 4 mars 2009 publikoi nje video ne te cilen ish-ministri i Kultures Pango , i kerkon nje vajze favore seksuale ne shkembim te nje vendi pune. Nga ana e tij zoti Pango i konsideron faktet te paverteta dhe ne shkelje te privatesise se tij.
Më heret ne Shkallen e Pare gjyqtari Agim Bendo ndeshkoi Top Channel, me nje gjobe prej 400 mije eurosh. Por Gjykata e Apelit deklaroi se gjate gjykimit ne Shkallen e Pare kishte patur shkelje proceduriale sa i takon administrimit te provave si dhe kontradikta ne arsyetimin e vendimit, duke kerkuar rishqyrtimin e çeshtjes serish ne Shkalle te Pare nga nje tjeter trupe gjyqesore.
Gjykata e Larte mori pas kesaj nje rekurs nga paditesi Ylli Pango, qe i kerkonte Gjykates se Larte qe te urdheroje nivelin e dyte, ate te Apelit te marre vendim ne lidhje me ceshtjen “Pango”. Por rasti dhe gjoba prej 400 mije eurosh ndaj Top Channel jane permendur ne raportin e Departamentit Amerikan te shtetit per lirine e shprehjes dhe te drejtat e njeriut dhe ne progres raportin e Komisionit Europian, si raste te gazetarise investigative qe lufton kunder korrupsionit te zyrtareve te larte.
Top Channel