Një grup studiuesish në Argjentinë ndërmorën një mision për rimatjen e malit të Aconcagua-s, maja më e lartë në të gjithë Amerikën Latine.

Studiuesit besojnë se Aconcagua, maja më e lartë e vargmalëve Ande, është rritur me disa metra, duke kaluar kuotën e 6.959 metrave që është nga matja e fundit e cila në vitin 1956 e renditi si “catinë” e Amerikës.

Sipas grupit të studiuesve që kanë nisur ekspeditën tashmë, mali është rritur me dhjetra metra dhe “fajin” për këtë e kanë tërmetet e shumta që kanë rënë në Amerikën Latine, vecanërisht në zonën e nxehtë në afërsi të Kilit. Ata thonë se tërmetet kanë spostuar pllakat tektonike nënntokë dhe kanë lëvizur malin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA