Komisioni i Medias: Shpifja, jo vepër penale

09/02/2012 17:15

Deputetët e opozitës dhe të mazhorancës kanë votuar në parim pro
ndryshimeve në Kodin Civil dhe atë Penal, ku është kërkuar
dekriminalizimi i fyerjes dhe i shpifjes.

Sipas projektligjit, fyerja dhe shpifja hiqen nga Kodi Penal dhe parashikohen si kundravajtje vetem ne Kodin Civil dhe denohen me gjobe.

Kryetarja e Komisionit te Medias, Valentina Leskaj tha se kjo nisme eshte nderrmarre qe ne vitin 2004 dhe se gjobat ndaj gazetareve duhet te jene me te ulëta.

“Ne si grup përfaqësues i Partisë Socialiste jemi dakort padyshim me dekriminalizimin e shpifjes dhe fyerjes dhe kalimin e saj në vepër civile. Padyshim jemi edhe për uljen e kufirit të gjobës, sepse gjobat po bëhen më të frikshme se sa burgu. Ulja e kufirit të gjobës mbështetet nga PS”, tha Leskaj.

Deputeti demokrat Gent Strazimiri përgëzoi opozitën për dhënien e konsensusit edhe pse sipas tij, opozita e ka penguar këtë proces që prej vitit 2004.

Ne komision ka patur debate mes deputeteve persa i perket gjyqeve ndaj gazetareve dhe shpifjeve nga politikanet. Ndryshimet ne kete projekligji, i cili pritet te diskutohet serish ne Komisionin e Ligjeve e me pas ne seance plenare janë kërkuar edhe nga Bashkimi Europian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA