Etna, një shatërvan llave
09/02/2012 13:15
Ka nisur mbrëmjen e së mërkurës dhe të enjten ka arritur në fazat përfundimtare aktiviteti vullkanik i Etnas, që është kthyer në një shatërvan llave.
Sipas mediave italiane, rrjedhja e llavës ka përfunduar dhe duket se vullkani ka humbur fuqinë e tij.
Megjithatë, për aq sa zgjati fenomeni natyror shkaktoi një sërë problemesh për qytetin e Katanias, pasi u ndërprenë fluturimet në aeroporte dhe filloi të binte një shi hiri.
Top Channel