Video/ Gara më e shpejtë në botë, IShowSpeed sfidon një gepard dhe zbulon kufijtë njerëzorë Ditë të vështira me mot të ftohtë, dëborë dhe temperatura disa gradë nën zero. Kjo është situtata këto ditë në Kukës. Në rajonin e thellë verilindor ku jeta është vështirësuar shumë njerëzit përballen me situata nga më të pabesueshmet.
Më shumë se 30 burra të fshatit Orgjost shoqëruan natën e 7 shkurtit me barrel 27-vjeçaren Firmire Hoxha për të ndihmuar në lindjen e dy binjakëve të saj. Në kushte ekstreme, ku rrugët ishin të bllokuara, temperatura shënonte -15 gradë Celsius dhe bora kishte arritur lartësinë 1 metër, burrat ndihmuan bashkëfshataren e tyre duke e transportuar deri në një pikë ku mund të arrinte makina.
Duket si një skenar filmi, por në fakt është histori e vërtetë e familjes Hoxha nga fshati Orgjost, shumë pranë kufirit me Kosovën. Mamaja e dy bebeve të vogla thotë se nuk mban mend asgjë nga ajo natë e ftohtë dimri kur në kushte jonormale arriti deri në maternitetin e Kukësit.
“Jetën e kam prej atyre burrave që më çuan në maternitetin e Kukësit”, shprehet 27-vjeçarja.
Bashëkshorti i saj, Kamomil Hoxha, i lumtur për ardhjen në jetë të dy vajzave të tij tregon orët e asaj rruge të vështirë: “Rruga ka qenë shumë e keqe, është nisur një ambulancë por s’ka ardhur dot sepse ngeci në borë.”
Situata nga reshjet e borës në qarkun e Kukësit është akoma më e rëndë. Sekretarja e përgjithshme prefekturës Kukës, Lebibe Tota, thotë se situata më e vështirë është në komunat e thella të Kukësit si dhe në rrethin e Tropojës.
“Në qarkun e Kukësit prej disa ditësh kushtet janë shumë të vështira si pasojë e të ftohtit. Komunat Shishtavec, Topojan dhe Zapod janë të bllokuara. Akset problematike janë në Valbonë, komunat Bujan, lekbibaj dhe Bytyç vuajnë izolimin”, thekson Tota.
Është ftohtë dhe nëpër rrugët e Kukësit ka shumë pak lëvizje. Dikush pastron borën dhe makinat lëvizin me vështirësi. 12 kilometra më larg është komuna Bicaj.
Në 10 fshatrat e kësaj komune vetëm njëri është plotësisht i izoluar dhe është e pamundur të shkohet. Arben Korbi, kryetari i komunës, thotë se sipas informacioneve gjendja në fshat është ende e përballueshme: Është një fshat me 40-50 familje që vazhdimisht bllokohet sepse është tepër malor. Ai është një fshat 1800 metra mbi nivelin e detit, por kemi lidhje me të dhe nuk ka pasur probleme emergjente.”
Në fshatin Bicaj ku bora ka kaluar 1 metër duket se momentet më të gëzueshme janë për fëmijët. Prej një jave 87 shkollat e qarkut Kukës janë të mbyllura.
Fshati Bicaj prej pothuajse tre javësh është mbuluar nga dëbora. Më të vjetrit e zonës e thonë se situata të tilla në fshatin e malor janë të përsëritura.
Përsëritja e situatave të vështira vit pas viti ka bërë që banorët të marrin masa rreth 6 muaj para duke sigurura ushqimet e nevojshme për vete dhe për gjënë e gjallë.
“Jemi përgatitur, por nëse kjo gjendje zgjat shumë do të kemi probleme”, shprehet një banor.
Top Channel