Berisha në Azerbajxhan, diskutohet gazsjellësi

09/02/2012 19:55

Azerbajxhani, i pozicionuar në rrugët që kryqëzojne Azinë Perëndimore dhe Europën Lindore, nuk shquhet për një vend me demokraci te zhvilluar, por pasuritë e mëdha të naftës dhe gazit e kanë bërë atë një nga vendet me të lakmuara për qeveritë dhe investitorët.

Shqiperia nuk ben perjashtim nga ky interes dhe vitet e fundit, kryeministri Sali Berisha ka takuar ne çdo ngjarje ndërkombetare Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Alijev.

Kete here ata u takuan ne Baku, ne kryeqytetin e Azerbajxhanit, si nje shprehje e vullnetit te perbashket ne konsolidimin e marredhenieve mes dy vendeve.

Prioriteti qe lidh dy vendet eshte energjia dhe posaçerisht projekti i gazsjellesit “Trans-Adriatik”, i cili eshte ne gare me dy projekte te tjera per sjelljen e gazit nga fushat e Azerbajxhanit ne Europe.

Por gazsjellesi “Trans-Adriatik” eshte i vetmi qe kalon neper Shqiperi dhe Kryeministri Berisha ka biseduar per kete çeshtje me presidentin Alijev.

Detajet e bisedes mungojne, por eshte bere e njohur se kryeministri Berisha ka vene theksin tek perparesite qe gazsjellesi “Trans-Adriatik” ka mbi dy projektet e tjere, duke qene se pershkon rrugen me te shkuter per transmetimin e gazit ne Europe dhe ka rendesi jetike per sigurinë energjetike dhe zhvillimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe Europës.

Vendimi perfundimtar do te merret deri ne mars dhe deri atehere Shqiperia dhe Azerbaxhani, i cili ka rol kryesor ne vendimarrje, kane rene dakort te forcojne bashkepunimin dhe sipas propozimit te presidentit Alijev do te ngrene nje strukture te perbashket per ndjekjen e çdo nisme bashkepunimi.  

”Ne kemi diskutuar një spektër të gjerë çështjesh, të bashkëpunimit politik, forcimit të lidhjeve ekonomike, bashkëpunimit në fushën e energjisë dhe për të gjitha këto çështje, ne kemi rënë dakord. Unë nuk kam dyshim se pas kësaj vizite, ne do të shohim zhvillime të shpejta në marrëdhëniet midis dy vendeve tona, me rezultate të frytshme”, u shpreh Presidenti Alijev.

Nga ana e tij, Berisha tha se: “Jam dakord me Presidentin dhe ne do të punojmë ngushtësisht së bashku për një kapitull të ri në marrëdhëniet midis dy vendeve tona mike”.

Kryeministri Berisha, i cili u takua edhe me homologun e tij azer, Artur Rasizade, ftoi kompaninë shtetërore të gazit dhe naftës “Socar”, të marrë pjesë në privatizimin e Albpetrolit, si dhe në zhvillimin e masterplanit për ngritjen e rrjetit të transmetimit të gazit në Shqipëri.

Dy Kryeministrat firmosen edhe marrëveshjet per mbrojtjen dhe nxitjen reciproke te investimeve, çka sipas tyre eshte nje zhvillim premtues per klimen e investimeve.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA