“Amasia”, kontinenti i ri që po lind

09/02/2012 17:30

Pas 200 milion vitesh Toka do të ngjajë shumë e ndryshme, me të dhënat e fundit të shkencëtarëve që flasin për formimin e një superkontinenti të ri, të quajtur “Amasia”, një bashkim i Azisë me Amerikën e Veriut.

Ndonëse afrimi i kontineteve ishte njohur edhe më parë, besohej se do të ishte Afrika ajo që mund të bashkohej me Amerikën Latine.

Studimi i fundit është i pari në llojin e vet që parashikon se bashkimi mund të ndodhë në zonën ku sot shtrihet Poli i Veriut.

Ideja e Amasias u publikua këtë javë në revistën “Nature”, e cila spekulonte se “ngjizja” do të ndodhë 50-200 milion vjet më pas.

Megjithatë, qarqe shkencore kanë kritikuar menjëherë ashpër punët e kolegëve të tyre, duke argumentuar se studimi nuk i ka mbajtur parasysh disa ligje të ndryshimit të Tokës.

Studime të mëparshme janë përqendruar në mundësinë e shpëndarjes së kontineneteve në dy masa të ndryshme, të bashkuara dhe larg njëra-tjetrës.

Sipas tyre, ndërsa Afrika do të afrohet me dy Amerikat në një zonë të ndërmjetme ku sot ndodhet Oqeani Atlantik, Azia dhe Europa do të avancojnë së bashku drejt bashkimit me Australinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA