Ndonëse është një prej sëmundjeve më të rralla në botë, ajo e “njerëzve-ujq”, për një arsye unike gjenetike ka goditur tre pjestarë të një familje të vetme në Indi.

Tre motra, 23-vjeçarja Savita, Monisha 18-vjeçare dhe Savitri Sangli 16-vjeçare, janë të gjitha të mbuluara nga koka deri tek këmbët me qime të dendura.

Vajzat, që jetojnë në një fshat në Indinë Qëndore, kanë trashëguar çrregullimin që prek një në një miliardë persona, të quajtur “hipertrihosis universalis”, nga babai i tyre.

Të treja përpiqen të përmirësojnë gjendjen nëpërmjet disa kremrave të posaçëm, por e vetmja mundësi për shërimin e tyre të plotë është një seancë e kushtueshme lazeri, të cilën ato nuk mund ta përballojnë.

Sipas tyre, kjo është edhe e vetmja mundësi që të martohen dhe të krijojnë një familje, pasi në gjendjen që janë, askush brenda fshatit nuk do të donte t’i merrte për nuse për djemtë e tyre.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA