Thithni kafen në një sekondë

08/02/2012 17:10

80% e të rriturve në botë konsumojnë një filxhan kafe apo pije energjike në ditë, ndërsa midis tyre ka edhe nga ata që nuk mund të jetojnë dot pa të.

Megjithatë, të shijosh një kafe në ritmin e vrullshëm të jetës në kohët moderne është bërë e vështirë dhe si rrjedhojë, një profesor nga Havardi ka realizuar një shpikje gjeniale, një pajisje ku një sasi kafeine e barabartë me atë të kafes mund të thithet për një sekondë.

Me madhësinë e një buzëkuqi, tubi i quajtur “Aeroshot” ka dalë në shitje që prej janarit në Nju Jork dhe tashmë mund të blihet edhe në Francë.

Një tubet kushton tre dollarë dhe ka disa doza kafeine brenda tij. Nëpërmjet tij, jo vetëm që kursehet kohë, por njëkohësisht trupi merr të njëjtin efekt si nga kafja, duke shmangur disa produkte të tjera të dëmshme të saj apo të pijeve energjike.

Në të vërtetë, shumë shtete në botë ende i ndalojnë pijet energjike, për shkak të përbërësve si taurina, të cilat rrisin efektin e kafeinës në gjak, duke u bërë të rrezikshëm për shëndetin.

Një dozë e kësaj kafe që thithet brenda sekondës përmban 100 miligramë pluhu kafeine, të cilit i janë shtuar edhe elementë të tjerë të dobishëm, siç është vitamina B.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA