Të shikohesh në pasqyrë bën keq për psikologjinë e një personi. Një studim tregoi se vullnetarët që u panë në pasqyrë për 10 minuta i zuri ankthi për pamjen e tyre të jashtme.
Ky zbulim i habiti kërkuesit të cilët prisnin që nga të parit në pasqyrë të rritej niveli i stresit vetëm tek ata persona që nuk ishin të kënaqur me pamjen e tyre dhe jo tek të gjithë pa përjashtim.
“Të shikohesh në pasqyrë rrit nivelin e stresit njësoj si tek ata që nuk e pëlqejnë veten, ashtu edhe tek ata që janë shumë të kënaqur me pamjen e tyre”, bëjnë të ditur kërkuesit londinezë.
“Njerëzit që nuk janë të lumtur me paraqitjen e tyre i zë ankthi gjithmonë kur shikohen në pasqyrë, ndërsa ata që janë të kënaqur kapen nga ankthi sepse duke shikuar veten për një kohë të gjatë fillojnë të dallojnë defektet e tyre”, shton studimi.
Top Channel