Video/ Gara më e shpejtë në botë, IShowSpeed sfidon një gepard dhe zbulon kufijtë njerëzorë
Të godasësh me shuplakë fëmijën nëse sillet keq mund ta bëjë atë më të dhunshëm në të ardhmen. Ky është rezultati i një studimi 20-vjeçar sipas të cilit sa më shumë të bërtasësh apo të rrahësh fëmijët, aq më shumë shtohen mundësitë që këta fëmijë të “egërsohen” kur të rriten.
Kërkuesit e Universitetit të Manitoba-s (Kanada) kanë publikuar në ‘Canadian Medical Association Journal’ studimin e tyre.
“Ndëshkimi fizik në fëmijëri lidhet ngushtë me sjelljen e dhunshme të të vegjëlve me prindërit, vëllezërit dhe partnerin kur rritet”, shpjegon udhëheqësi i kërkimit, Dr. Joan Durrant.
Në një sondazh të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prindërit zgjidhnin si metodë ndëshkimi për fëmijët heqjen e lodrave të tyre të preferuara, ndërsa vetëm 1/5 e tyre përdornin shuplakën.
Dr. Durrant shton: “Prindërit mendojnë se fëmijët tregohen të këqij me qëllim, por në shumicën e rasteve fëmijët po bëjnë atë që është normale në procesin e tyre të zhvillimit.”
Top Channel