Provimi i shtetit, mbetës pa fund

08/02/2012 00:00

Në provimin e shtetit, 60% e të testuarve në Infermieri kanë rezultuar mbetës. Sipas rregullores, ata kanë të drejtë ta japin këtë provim deri në pesë herë.

Por rezultate të ulëta kanë patur edhe të testuarit në Farmaci, ku 40% nuk kanë arritur të marrin pikët optimale.

Zëvendësministri i Arsimit, Halit Shamata ka garantuar se testi është kryer në siguri të plotë dhe korrigjimi është bërë në formë dixhitale.

“Ka një problem tek Infermieria, por rezultati është i vërtetë. Ata duhet t’i kthehen provimit pasi kanë 4 shanse të tjera për të testuar veten. Proçesi i korrigjimit është zhvilluar në kushte dixhitale dhe sekreti absolut”, ka deklaruar Shamata.

Të paktën 20 deri në 45% e të testuarave në cdo profesion kanë rezultuar mbetës.

Zëvendësministri i Arsimit i bëri këto deklarata gjatë vizitës në shkollen nëntëvjeçare “Vasil Shanto”, ku kërkoi që fëmijët të kontrollohen nga prindërit gjatë lundrimit në internet në kohën që qendrojnë në shtëpi. Kjo formë mund të ndikojë në përkeqësimin e formimit të tyre, pasi në shkollë filtri për ta do të jetë mësuesi.

Top Channel