Persona të rastit dokumentuan me video e foto lëvizjet e një “kafshe të dyshimtë” në ujërat e liqenit Lagarfljot në Islandë.
Menjëherë pas bërjes publike të videove dhe fotove në internet, njerëzit nisën të flasin për rikthimin e “Loch Ness”, “monstrës” skoceze, që nga shkenca quhet edhe si “formë mitologjike e ditëve moderne” dhe pjellë e mendjes njerëzore.
Por le të rikthehemi tek “gjarpëri” (nëse është gjarpër) gjigant që është filmuar në Islandë. Monstra e stërmadhe lëviz me zig-zage të ngadalta në ujërat e ngrira të liqenit dhe vetëm lëvizjet e tij të shkaktojnë frikë. Asnjë banor i zonës nuk ka mundur të shpjegojë se për cfarë bëhet fjalë. Ata thonë se nuk kanë parë kurrë një krijesë të tillë në liqenin e tyre.
Por ajo që u ka dhënë një shpjegim dhe që ka larguar panikun, ka qenë shkenca. Ekspertët shkencorë dhe biologët e specializuar kryesisht në fushën e zvarranikëve thonë se bëhet fjalë për një robot (edhe pse nuk mund të thonë se si dhe kush e ka hedhur robotin në këtë liqen) të stërmadh.
“Nga mënyra e lëvizjes, nga zig-zaget, dhe forma tregon se bëhet fjalë për një robot. Ndoshta dikush argëtohet duke vendosur mbi strukturën metalike lëndë plastike me formën e një koke gjarpri”, deklaroi Loren Coleman nga Muzeumi i Kriptologjisë Ndërkombëtare në Portland.
Top Channel