Të gjithë u tremben përballjes me gjykatën apo gjykatësin. Por për një cift fatlum amerikan, që kishte përfunduar para gjykatës pas një zënke që kishin pasur, procesi ka ndihmuar në ribashkimin e tyre.
Gjykatësi vendosi të dënojë ciftin Bray në Florida “me një darkë romantike që duhet ta kalonin bashkë, në një restorant ku shërbehej peshk dhe nën dritat e qirinjve”. Më pas, po pjesë e vendimit detyrues të gjykatës, ishte edhe kalimi i disa orëve argëtuese në bowling për ciftin.
Cifti Bray përfundoi para gjykatës jo për të kërkuar divorcin, as për ndonjë kërkesë tjetër më madhore, por vetëm për shkakun se bashkëshorti kishte harruar ditëlindjen e gruas së tij.
Gjykatësi në sistemin amerikan të drejtësisë (common law), brenda kornizave ligjore mund të manovrojë duke dhënë edhe vendime të këtij lloji, duke krijuar edhe precedentin për të njëjtat cështje që mund të pasojnë në ditët, javët, muajt e vitet në vazhdim.
Top Channel