Video/ Gara më e shpejtë në botë, IShowSpeed sfidon një gepard dhe zbulon kufijtë njerëzorë
Një homoseksual dhe dy nëna lesbike janë përfshirë në një betejë krejtësisht unike në një gjykatë britanike.
Procesi pritet të vendosë bazat e trajtimit të këtyre çeshtjeve në të ardhmen.
Një homoseksual, i cili dhuroi materialin e tij gjenetik për farëzimin artificial të fëmijës, ka paditur ish-partneren e tij lesbike, duke kërkuar më shumë të drejta atësie mbi djalin 2-vjeçar.
Problemi është se me ligj, atësia i përket “burrit” të lesbikës, partneres së saj.
Nëna, ish-partnerja e homoseksualit dhe gruaja aktuale e lesbikes, lufton me argumentin se ajo ka një status të privilegjuar se ka mbartuar në mitrën e saj fëmijën, duke qenë e vetmja nënë “e qartë” e djalit.
Nga ana e tjetër, ajo dhe partnerja e saj argumentojnë se kanë patur një kontratë me ish-bashkëshortin, në bazë të të cilës ai do të gëzonte vetëm të drejta të kufizuara mbi fëmijën, pasi ai të lindte.
Për arsye ligjore, emri i këtij trekëndëshi unik në çështjet ligjore nuk mund të bëhet i ditur, por “Daily Mail” shkruan se bëhet fjalë për tre profesionistë të zotë, që jetojnë të gjithë në Londër.
Top Channel