Cfarë kënaq më shumë femrat
07/02/2012 21:30
Kalimi i kohës me shoqet është gjëja që kënaq më shumë femrat. Ky është rezultati i një sondazhi të realizuar nga Reebok.
Sondazhi është kryer në Europë dhe më poshtë janë përgjigjet që spikasin më shumë.
Të qeshësh me shoqet është në vendin e parë të atyre gjërave prej të cilave femrat marrin më shumë kënaqësi. Më pas vijnë pushimet e mira, blerja e një çante të bukur apo e xhevahirëve të çmueshëm.
Për 71% të femrave është shumë e rëndësishme të qënit në formë, ndërsa 80% e tyre mendojnë se dashuria përmirëson jetën.
Lajme të këqia për meshkujt: 88% e femrave preferojnë më shumë një marrëdhënie që funksionon se sa një jetë të kënaqshme seksuale.
Top Channel