Në të njëjtën ditë, kur Prokurorët e dosjes “21 Janari” i janë drejtuar
Gjykatës së Tiranës, me kërkesën për zgjatjen e afateve hetimore edhe
tre muaj te tjere në ngarkim të të pandehurit Agim Llupo, ish-oficeri i
Gardës së Republikës i është drejtuar të njëjtës gjykatë me kerkesën per
lirimin e tij.I pandehuri e ka argumentuar këtë kërkesë, duke
bashkangjitur procesverbalin e arrestimit qe mban daten 8 shkurt 2011,
ora 13.00, çka do të thotë se të mërkurën atij i përfundojnë afatet e
paraburgimit.
Gjykata e Tiranes do te shqyrtoje kete te merkure me nje ore diference, dy kerkesa qe perplasen me njera-tjetren. Njera e depozituar nga i pandehuri Agim Llupo, i cili kerkon lirine, kerkese qe do te gjykohet ne oren 12.00. Vetëm një orë më vonë në orën 13.00 do të shqyrtohet edhe kërkesa e Prokurorisë per zgjatjen e afateve hetimore për të mbajtur në paraburgim edhe për tre muaj të tjerë të akuzuarin për vrasjen e demonstruesit Ziver Veizi.
Ne fakt te dyja palet edhe i akuzuari edhe prokurori dolen para gjykatesit Shkelqim Mustafa per kerkesen e zgjatjes se afateve hetimore, kerkese e cila u shty per te merkuren per t’u njoftuar avokati qe do te mbroje Agim Llupon, Gezim Veleshnja. Ne salle ndodhej avokati i meparshem i tij, Genc Gjokutaj qe deklaroi doreheqjen nga mbrojtja, pasi sipas tij ne 23 janar prokuroret i kane komunikuar se ka papajtueshmeri ligjore duke qene se ai mbron edhe te akuzuarin tjeter per 21 janarin, ish-shefin e Gardes, Ndrea Prendi. Ajo qe pritet te zbardhet te merkuren, eshte fakti nese edhe çeshtja e te vetmit te akuzuar qe ndodhet ne paraburgim, do te kthehet apo jo ne nje loje afatesh proceduriale, skenar i perdorur me heret edhe nga politikane te larte te akuzuar. Megjithate gjyqtarit Shkelqim Mustafa te merkuren i duhet se pari te jape nje vendim nese do ta pranoje kerkesen e Llupos per ta liruar ate, apo nje ore pas kesaj seance do te pranoje kerkesen e prokurorise per te zgjatur afatet hetimore. Nuk dihet ende se perse prokuroria e dergoi kerkesen ne gjykate ne limitet e fundit kohore te perfundimit te afateve te paraburgimit per Agim Llupon dhe nese mungesa e avokatit te ri qe do te perfaqesoje mbrojtjen e tij ishte rastesi dhe jo pjese e lojrave proceduriale.
Po te merkuren ne nje gjykate tjeter, ate te Apelit do te shqyrtohet edhe kerkesa e prokurorise per dergimin ne burg te ish-shefit te Gardes Ndrea Prendi, lene ne arrest shtepie per shkak te mungeses ne dosje te disa dokumentave qe prokuroreret duhet t’i kishin bashkangjitur, mes tyre edhe flete-dalja e armes qe i mori jeten demonstruesit Faik Myrtaj, vrasje per te cilen akuzohet Prendi. Prokuroria nga ana e saj, kete te marte i komunikoi zgjatjen e afateve te hetimit per tre muaj te tjere edhe ish-specialistit te IT-së, Armando Kasaj, qe ndodhet ne arrest shtepie. Edhe Kasaj do te perballet ne Gjykaten e Apelit me kerkesen e prokuroreve per prishjen e ketij vendimi te Shkalles se Pare dhe vendosjen e mases se sigurimit ‘arrest me burg’.
Top Channel