Kanos gruan me armë, arrestohet
04/02/2012 10:20
Policia në qytetin e Gramshit ka arrestuar një 38-vjecar pasi kishte kanosur me armë bashkëshorten e tij, e kthyer para pak kohësh nga Italia.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave në pranga ka përfunduar shtetasi Edmond Seda.
Bashkëshortja e tij 34-vjecare, sipas burimeve, jetonte tek të afërmit në Itali pasi i shoqi e dhunonte sistematikisht.
Burimet shtojnë më tej se nga të shtënat e armës së 38-vjecarit nuk ka pasur të lënduar. Ngjarja ka ndodhur në praninë e fëmijëve të ciftit.
Top Channel