Shfrytëzimi pa kriter i materialeve inerte në lumenj nga subjekte të
ndryshme vazhdon të prodhojë pasoja të rënda në shkatërrimin e shtratit
dhe argjinaturave të lumenjve.

Te premten Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar në bashkëpunim me shërbimet lokale të Policisë së Shtetit ka bërë bllokimin e dy subjekteve, që kryenin aktivitet të paligjshëm pranë grykëderdhjes së lumit Shkumbin.

Që në orët e para të mëngjesit inspektorët kanë nisur kontrollet përgjatë të gjithë rrjedhjes së lumit, duke nisur që nga Peqini dhe deri në derdhjen e këtij lumi në det, në afërsi të Rrogozhinës. Katër mjete të rënda të këtyre subjekteve që u kapën të ngarkuara me inerte u bllokuan nga inspektorët të cilët pohuan se aksionet do të jenë të vazhdueshme dhe synojnë ndëshkimin me masa administrative të çdo subjekti abuziv.

Kontrollet janë ndërmarrë në zbatim të ligjit për Rezervat Ujore që synon të sigurojë ruajtjen, zhvillimin dhe shfrytëzimin racional të rezervave ujore të domosdoshme për jetën dhe zhvillimin socialo-ekonomik të vendit, si dhe përdorimin e administrimin efektiv të tyre.

INUK gjobit 12 subjekte

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka gjobitur 12 subjekte që shfrytëzonin në mënyrë të paligjshme basenet e lumenjve të Matit, Drinit, Kirit dhe Erzenit.

Zyra e Shtypit ka sqaruar se policia ndertimore ka sekuestruar mjetet e ketyre subjekteve qe kane operuar gjate nje periudhe te ndaluar kohore, mbi shtreterit e lumenjve dhe i ka gjobitur me nje shume prej 24.000.000 leke.

Sipas vendimit te Keshillit te Ministrave dhe Keshillit Kombetar te Ujit, basenet e lumenjve nuk duhet te shfrytezohen nga data 1 nentor deri me 31 maj.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA