Në Llabunishtë, fshatin e Komunës së Strugës në Maqedoni, tensionet ndëretnike mbeten prezente. Banorët shqiptarë, që përbëjnë pjesën dërrmuese të popullsisë aty, shprehen se djegia e kishës, që ishte kulmi i tensionimit të marrëdhënieve me komunitetin maqedonas, është vepër e vetë maqedonasve për të fajësuar shqiptarët.

Incidentet e fundit kanë bërë që zona të jetë nën vëmendjen e mediave, vendase e ndërkombëtare, por edhe të policisë që ka rritur ndjeshëm prezencën e saj, sidomos në këtë fshat.

Tensionimi ndëretnik lindi pas karnavaleve maqedonase të mbajtura në këtë zonë ku u tallën e ofenduan shqiptarët. Gjithashtu, talljes së karnavaleve nuk u shpëtoi as Greqia ndaj së cilës u mbajt “ceremonia e varrimit”.

Ndaj incidenteve ndëretnike reagoi komisioni parlamentar maqedonas për marrëdhëniet ndëretnike që apeloi për qetësi. Ndërkohë, analisti shqiptar në Maqedoni, Kim Mehmeti u shpreh se duhet t’u jepet fund provokimeve anti-shqiptare në të gjithë vendin, përndryshe sipas tij, Maqedonia rrezikon shpërbërjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA