Aleanca Kuqezi ka denoncuar dhe kundërshtuar të mërkurën keqpërdorimin që sipas saj po u bëhet televizioneve publike në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup.
“Të gjithë ne jemi dështimarë të keqpërdorimit të parave tona, taksave, me të cilat paguhen Radio Televizioni Publik Shqiptar, Radio Televizioni i Kosovës dhe Televizioni i Maqedonisë”, thuhet në deklaratë.
“Sot që ne flasim të tre këto institucione mediatike, që duhet të jenë në shërbim të informimit të qytetarëve, janë kthyër në leva të frikshme qeveritare dhe pushtetore që transformojnë gjithcka sipas kërkesave të pushtetit, por dhe me keq, shpesh herë edhe pa kërkesën e pushtetit”, ka denoncuar AK.
Grupimi vlerëson se liria e fjalës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni lë shumë për të dëshiruar, ndërsa përsa i përket lirisë së mediave, ai i është referuar raportit të fundit të Reporterëve pa Kufij, ku Shqipëria kishte lënë pas vetëm vendet e rajonit, e Kosova dhe Maqedonia gjithashtu.
“Aleanca Kuqezi denoncon frymën antikombëtare dhe antishqiptare që këto tre televizione publike në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup transmetojnë cdo ditë në ekranin e taksapaguesve të tyre. As në RTSH, RTK apo MTV nuk shikon më asnjë dokumentar, asnjë emsion, asnjë trajtim të cështjes kombëtare”, vijon më tej deklarata.
Aleanca Kuqezi ka paralajmëruar qeverinë e Shqiperisë, Kosovës dhe Maqedonisë se liria e fjalës, e mediave dhe televizionet publike me standard dhe në favor të qytetarëve janë kriter i panegociushëm i Bashkimit Evropian për procesin e Integrimit.
Top Channel